Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se i qëndron plotësisht vendimit për shpalljen non grata për Sali Berishën. Në një bashkëbisedim në “Harvard Institute of Politics”, Blinken u pyet për situatën politike në Shqipëri, nga ish kandidati I PD për deputet në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku dhe për rastin Berisha. Por përgjigja e ish-kryediplomatit amerikan ishte e prerë për çështjen e kreut të PD, duke saktësuar se ishte pikërisht ai vetë që kishte vendosur sanksionet ndaj Berishës.