Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, qëndruan të dielën vonë në Kiev, ku takuan presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Sipas raportimeve në media, zyrtarët amerikanë përsëritën mbështetjen për Ukrainën, në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse, dhe premtuan ndihmë të re, në vlerë prej më shumë se 700 milionë dollarësh.