Pas publikimit të raportit të përvitshëm për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me tone të zymta. "Kthimi pas në respektimin e të drejtave të njeriut fatkeqësisht vazhdon dhe shembull më i mirë për këtë është lufta e Rusisë në Ukrainë. Shohim se çfarë lë pas kjo valë - trupa, duar të lidhura, të braktisur nëpër rrugë; teatro, stacione treni, godina banesash të shndërruara në rrënoja me civilët brenda tyre