Britania e madhe po konsideron ti japë tanke ukrainës, për të parën herë që kur Vladimir Putin pushtoi vendin, shkurtin e kaluar. Komandantët e ushtrisë kanë hartuar plane për të dërguar tanket e betejës Challenger 2 (çallenxher), me qëllim që të zbrapsen forcat e armatosura të rusisë. Challenger 2, janë tanke vdekjeprurëse ndër më të avancuarit në arsenalin e NATO-s dhe janë të pajisur me një top 120 milimetërsh.