Ceremonia e varrimit të mbretëreshës Elizabetë, e ka shndërruar Londrën në një qytet të blinduar. Eventi, është shoqëruar me një operacion të paprecedent sigurie për shkak të numrit të madh të liderëve botërorë dhe personaliteteve të larta që do të jenë të mbledhur në kryeqytetin britanik për nderimet e fundit.