Top News – Blindohet kryeqyteti amerikan… / Masa të rrepta sigurie para daljes së Trump në gjykatë
03/08/2023 12:57

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore të enjten, për komplot që të përmbyset rezultati zgjedhor i vitit 2020. Para nisjes së seancës, ai e ka kritikuar këtë rast dhe e ka konsideruar si dëshmi të “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të Shteteve të Bashkuara nën presidencën e Joe Bidenit. Trump ndërkohë përballet edhe me dy raste tjera penale, ndërsa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Siguria është rritur në Uashington, në prag të nisjes së seancës. Aparate metal-detektor janë vendosur jashtë ndërtesës së gjykatës, ku do të lexohen zyrtarisht akuzat kundër Trumpit. Fortifikime të tjera janë vënë edhe rreth ndërtesave të Kongresit amerikan, ku mbështetësit e Trumpit shkaktuan trazira në janar të vitit 2021, të zemëruar me rezultatin zgjedhor. Shërbimi Sekret, i cili ofron mbrojtje për presidentët dhe ish-presidentët, e ka lëshuar një paralajmërim për publikun se mund të ketë bllokime në trafik në qendër të Uashingtonit. Është raportuar të jetë rritur edhe mbrojtja për gjyqtarët e përfshirë në këtë rast. Trump, 77-vjeçar, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm. Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht. Trump ka qenë në Uashington vetëm një herë pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë. Radha e njerëzve të mbledhur për ta parë atë ndërsa hyn në ndërtesë, ka nisur tashmë të rritet.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00