Finlanda dhe Suedia do të blejnë armë zjarri dhe armë anti tank së bashku – tha ministria finlandeze e mbrojtjes ndërsa dy vendet nordike dorëzuan aplikimet për anëtarësim në NATO. Të dyja vendet do të rrisin bashkëpunimin e tyre në mbrojtje me prokurimin nga Finlanda që i bashkohet kështu një marrëveshjeje për blerjen e armëve anti tank nga prodhuesi suedez i armëve Saab Dynamics, një nëndegë e Saab.