Në mesin e zhvlerësimit të pandalshëm të lirës turke, blerësit e huaj, kryesisht nga Bullgari dhe Greqia, po kalojnë kufirin turk për të blerë mallra me cmime më të ulëta, në provincën perëndimore të Edirnes. Luhatjet në këmbimin valutor u kanë dhënë vizitorëve një fuqi të re blerëse në tregjet lokale dhe në qendra tregtare.