Top News – Blen snajper ‘për të mbrojtur’ vendin / Nëna ukrainase, gati për luftë me ushtrinë ruse
26/01/2022 15:51

Një 52 vjecare ukrainase, nënë e tre fëmijëve, është fotografuar me një armë në sup ndërsa mijëra civilë në vend po përgatiten përballë perspektivës për një pushtim të mundshëm rus. Mariana Zhaglo, është në fakt shumë larg ushtarit tipik ukrainas, por nëna 52 vjecare – punonjëse marketingu, tha se ajo do të bënte gjithcka që mundej për të mbrojtur vendin e saj. “Si nënë, unë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet e Ukrainës, ose që këto kërcënime t’iu kalojnë edhe atyre. Është më mirë të përballemi me këtë, tani”, tha Mariana. Nëse do të jetë e nevojshme të luftoj, unë do të luftoj për Kievin, ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë. Nëse do të duhet ta përdor këtë armë, atëherë do ta bëj këtë”, vazhdoi ajo, duke treguar armën Zbroyar Z-15 të sapoblerë, në apartamentin e saj në kryeqytetin ukrainas. Ajo vazhdoi të shpjegonte se Zbroyar Z-15 ishte një pushkë gjahu, por se ajo nuk ka ndër mend të dalë për gjueti. “Unë e bleva atë vetëm pasi dëgjova disa ushtarë që diskutonin se sa e mirë ishte si armnë”, thotë Mariana. Ajo është vetëm një nga mijëra ukrainasit që kohet e fundit i janë bashkuar forcave të mbrojtjes së territorit, një seksion vullnetar i ushtrisë që ka parë që të rriten shumë numrat në mesin e tensioneve në kufirin me rusinë.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07