Brenda muajit janar, në Shqipëri do të mbërrijnë dy helikopterë amerikanë BlackHawk, të cilët do i shtohen arsenalit të Forcave të Armatosura. Mësohet se dy helikopterët vijnë si investim i qeverisë shqiptare dhe konsiderohen një hap i rëndësishëm që do i japë mundësinë Shqipërisë për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave.