Kreditë bankare të bizneseve për investime kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Shifrat zyrtare tregojnë se gjatë periudhës janar – prill, kredia e re për investimet arriti në nivelin e 24.3 miliardë lekë, duke rënë me 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.