Bizneset me profil inovator dhe teknologjik duhet të kenë mbështetjen e shtetit përmes financimeve. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me punonjësit e një kompanie private, ku ndër të tjera zbuloi edhe bisedën që ka patur me shqiptaren Mira Murati, e cila ka drejtuar kompaninë që krijoi chat gpt me inteligjencë artificiale.