Bizneset shqiptare po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë në aktivitetin e tyre, veçanërisht inteligjencën artificiale. Të dhënat e INSTAT për vitin 2026 tregojnë një rritje të përdorimit të teknologjive digjitale krahasuar me një vit më parë. Rreth 12.4% e bizneseve me 10 e më shumë të punësuar përdorën inteligjencën artificiale gjatë vitit 2026, nga 9% në vitin 2025.