Zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe njëherazi kryenegociatori për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Besnik Bislimi, i bëri apel Bashkimit Europian që të heqë sa më shpejt masat shtrënguese ndaj Kosovës. Duke folur në Komisionin për Integrimin Europian, Bislimi theksoi sedhe njëherë se Kosova jo vetëm që nuk i ka hapur negociatat për integrimin në BE, por nuk e ka as statusin e vendit kandidat dhe nuk ka marrë as pyetësorin.