Irani duhet ta shfrytëzojë periudhën dyjavore të armëpushimit me SHBA dhe Izraelin për t’u ulur në bisedime, por me mendjen e ndarë që duhet të heqë dorë nga armët bërthamore dhe të dorëzojë të gjithë uraniumin e pasuruar. Ky është kushti që i ka vendosur Presidenti Donald Trump Teheranit para se palët të ulen në bisedime direkte në Pakistan në fund të kësaj jave.