Top News – ‘Bisha e Bosnjes’/ Radovan karaxhiç, në një burg në Britani
13/05/2021 18:42

Krimineli i dënuar i luftës, Radovan Karaxhic, do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit të tij për masakrën e 8 mijë myslimanëve në Bosnje, në një burg në britaninë e madhe. Ministria e jashtme britanike tha se ai do të transferohej në jë burg në britaninë e madhe nga njësia e burgimit në Holandë, pas një kërkese të zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara. Nuk janë dhënë detaje për datën e zhvendosjes por është thënë se të gjitha masat e nevojshme duhet të merren për transferimin e Karaxhicit sa më shpejt që të jetë e mundur”. Lideri i serbëve të bosnjes i kohës së luftës u dënua për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në mizoritë e kryera gjatë luftës së viteve 92-95. Karaxhic, ka qenë truri politik pas krimeve të serbëve në luftën e viteve 92-95 në Bosnje. Ai u dënua në mars 2016, për 10 akuza, përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës. Ai po ashtu u gjet fajtor për udhëheqjen e një fushate të spastrimit etnik që bëri që kroatët dhe myslimanët të braktisnin zonat e pretenduara nga serbët në Bosnje. Dënimi i tij për gjenocid, u lidh me përgjegjësinë e tij për vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në srebrenicë në 1995. Kjo u cilësua si një nga masakrat më të rënda në evropë që nga lufta e dytë botërore. Karaxhic, ishte president i entitetit serb të bosnjës, Republika Serbska, gjatë luftës atje. Pas luftës, ai u fsheh për shumë vite, duke u maskuar si një eksprt i mjeksisë alternative, para arrestimit të tij, në Serbi, në 2008. Në korrik 2008, Karaxhici u dorëzua në gjykatën e Hagës.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54