Një anije luftarake e marinës amerikane ka qëndruar në brigjet e Durrësit për dy ditë si pjesë e patrullimeve dhe monitorimit të situatës së sigurisë në rajon nga ushtria amerikane dhe forcat e NATO. Ambasada amerikane në Tiranë njofton se qëllimi i vizitës së luftanijes USS Jason Dunham vjen si demonstrimi i përkushtimit të NATO-së dhe mbrojtjes kolektive të rajonit. Mbërritja e anijes amërikane vjen pak Shqipëria kërkoi një bazë detare të NATO e nxitur nga situata alarmante e sigurisë pas luftës në Ukrainë.