Irani është i gatshëm të kthehet në tryezën e bisedimeve për programin bërthamor në fillim të shtatorit, ka thënë një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian në kushte anonimiteti. Agjencitë e lajmeve AFP dhe DPA raportuan se Irani ka dhënë garanci se bisedimet do të rifillojnë në Vjenë. Zyrtari evropian tha se negociatori i BE-së për këtë çështje, Enrique Mora, mori pjesë në betimin e presidentit të ri iranian, Ebrahim Raisi, në Teheran javën e kaluar, dhe atje ka biseduar me zyrtarin iranian të caktuar për të udhëhequr bisedimet, Hossein Amir-Abdollahian.