Një takim i tensionuar dhe emocional është zhvilluar në Tel Aviv mes të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara, Stiv Uitkof dhe familjarëve të pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi në Rripin e Gazës. “Do të doja të kisha lajme të mira për ju, por situata është e ndërlikuar. Ka shumë arsye që nuk mund t’i shpjegoj. Hamasi është një organizatë terroriste,” deklaroi Uitkof para familjarëve, duke theksuar vështirësitë e mëdha që po shoqërojnë përpjekjet diplomatike për kthimin e pengjeve.