Partia Demokratike vijon diskutimet me partitë opozitare për gjetjen e një kandidati të përbashkët për Tiranën, në zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen pas shkarkimit të Erion Veliajt, nga qeveria. Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi, u takuan këtë të mërkurë me përfaqësuesit e Partisë Mundësia, Erald Kapri e Barbara Doda, për gjetjen e gjuhës së përbashkët. Pas takimit, përfaqësuesit e PD deklaruan se opozita është e unifikuar që duhet dalë me një kandidat të përbashkët, teksa nga Partia Mundësia Erald KApri theksoi se nuk ka kushte, e as emra, por duhet zbatuar parimi që të jetë përfaqësues për të gjithë.