Irani shpreh gatishmërinë të zhvillojë bisedime për të ringjallur marrëveshjen bërthamore, por thotë se ato nuk duhet të mbahen nën presionin e vendeve perëndimore. Presidenti iranian, deklaroi se bisedimet janë në planin e qeverisë së tij dhe se vendi i tij është i orientuar drejt rezultateve.