Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur bisedimet për një marëveshje të mundshme mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Për këtë ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga është pritur në një takim nga ministrja greke e punës dhe ccështjeve sociale Niki Kerameos. Përmes një komunikate për mediat Kerameos thekson se bëhet fjalë për një proces bashkëpunimi për gjetjen e rrugëve dhe strategjive të përbashkëta për zgjidhjen e një sërë problematikash që lidhen me njohjen reciproke të pensioneve