Kur autoritetet franceze dhe ato belge ndanë me shtetet e tjera përgjimet e siguruara nga platformat Sky dhe Encrochat, gjykatat u vunë nën presion nëse këto përgjime mund të konsiderohen apo jo si prova në procese gjyqësore. Interpretimet juridike mbi vlefshmërinë e këtyre përgjimeve ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Megjithatë, ato e kanë një emërues të përbashkët: mënyra se si janë siguruar lënë shteg për abuzime…sidomos në epokën e inteligjencës artificiale.