Vizita e kryeministrit Rama në Bruksel la pas një notë pozitive për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe planin e ri të mbështetjes financiare për Ballkanin Perëndimor, por jo pak shqetësuese mbeti për rajonin dhe sidomos Shqiëprinë situata në veri të Kosovës. Me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Rama diskutoi planin e ri ekonomik për Ballkanin, që bazohet në katër shtylla kryesore integrimi ekonomik rajonal, përshpejtimin e reformave kyçe dhe rritjen e fondeve të paraanëtarësimit.