Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar shifrën e 800.000 vdekjeve nga Coronavirusi. Presidenti amerikan Joe Biden foli për një "shifër tragjike" dhe bëri thirrje për kujtimin e viktimave të pandemisë. Në të njëjtën kohë, Biden u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen dhe të ndjekin masa të tjera paraprake, si mbajtja e maskave.