Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri një bilanc të vaksinimeve anti-Covid që janë kryer deri më tani në Shqipëri, duke u shprehur se janë realizuar 11 mijë në të gjithë territorin e vendit. Nga “Air Albania” ministrja paralajmëroi shtrirje të vaksinimit në mënyrë kapilare në të gjithë territorin, ndërsa bëri me dije që në 10-ditëshin e parë të marsit pritet një dërgesë prej 14400 dozash nga marrëveshja me Covax-in.