Pas bilancit të përmbytjeve dhe deklaratëve të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar nënkryetari i LSI Petrit vasili. Ai i ka konsideruar provokuese deklaratat e Ramës për ata shqiptarë që vijojnë të jenë të përmbytur dhe nën ujë. Sipas Vasilit shqiptarët nuk kanë nevojë për propagandë, por për një kryeministër që iu kryen punën për të cilën paguhet. Sipas numrit dy të LSI, në 25 prill qytetarët do të godasin propagadën e Ramës dhe do votojnë për të shpëtuar Shqipërinë dhe veten.