Ekonomia e vendit u rrit me 5.5% për qind në tremujorin e parë të vitit, teksa pritshmëritë janë për përshpejtim në tremujorin e dytë. Banka e Shqipërisë analizoi se rritja po mbështetet nga volumet e larta në sektorin e ndërtimit, teksa konsumi i popullatës po shfaq dobësi dhe ende është poshtë niveleve para-pandemike.