Në dy muajt e fundit në qarkun e Elbasanit janë zhvilluar 14 operacione policore, ku janë arrestuar 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 10 të tjerë. Kryepolici i Elbasanit, Fatmir Hoxha bëri bilancin ku tha se operacionet policore kanë konsistuar në goditjen e drogës, veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve dhe në fushën e vjedhjes.