Nuk ka të ndalur numri I viktimave nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazas, ku ata që po e pësojnë më së shumti, janë civilët e pafajshëm palestinezë. Autoritetet palestineze bëjnë të ditur, se deri tani numri I viktimave në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka shkuar në 22.600, ndërsa 57.910 persona janë plagosur. Mnistria e Shëndetësisë në Gaza, nuk jep detaje, teksa nga ana tjetër Izraeli pretendon se ka vrarë mijëra pjesëtar të Hamasit.