Turqia po regjistron një bilanc lufte pasi numri i viktimave nga tërmetet ka shkuar në më shumë se 20 mijë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi ka shkuar në 17 mijë, ndërkohë që 3 mijë persona kanë humbur jetën në Siri. Gjatë natës, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave të strukturave të shembura, por shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë po vijnë duke u zvogëluar pasi kanë kaluar më shumë se tre ditë që nga tërmetet.