Për të gjithë ata që duan të ndihen si në Spanjë, këtë të hënë në orën 19:00, në Katedralen Ortodokse në Tiranë do të organizohet koncerti "Bienvenidos a flamenca" nga Rocio Garrido, në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle në vend, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri.