Top News/‘Bie’ Ukraina pas dy vitesh rezistencë / Rusia pushton Vuhledarin, trupat e Kievit tërhiqen
02/10/2024 15:16

Trupat ruse të mërkurën morën kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Vuhledar, një bastion që u kishte rezistuar sulmeve intensive që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në vitin 2022. Përparimi i forcave të Moskës, të cilat kontrollojnë pak më pak se një të pestën e Ukrainës, ka nxjerrë në pah epërsinë e madhe të Rusisë në njerëz dhe municione ndërsa Ukraina kërkon më shumë armë nga aleatët perëndimorë që e kanë mbështetur atë. Komanda ushtarake lindore e Ukrainës tha se kishte urdhëruar tërheqjen nga qyteti i minierës së qymyrit, i pozicionuar në majë të një kodre, për të shmangur rrethimin nga trupat ruse dhe për të "ruajtur personelin dhe pajisjet ushtarake". Ministria ruse e mbrojtjes nuk e përmendi Vuhledarin në raportin e saj të përditshëm të fushëbetejës. Kanalet ruse në Telegram, megjithatë, publikuan video të trupave duke valëvitur flamurin rus trengjyrësh mbi ndërtesat e shkatërruara. Qyteti, i cili kishte një popullsi prej mbi 14,000 banorësh para luftës, është shkatërruar plotësisht, me ndërtesat e banimit të epokës sovjetike të rrënuara dhe të bëra shoshë nga predhat. Gazeta Moskovski Komsomolets tha se forcat e fundit ukrainase nga Brigada e 72-të e Mekanizuar, një njësi e famshme për rezistencën e saj, e kishin braktisur qytetin të martën vonë

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01