Top News – Bie teleferiku, 13 të vdekur/ Tragjedi pranë lago maggiore, rëndë 2 fëmijë
24/05/2021 09:16

13 persona vdiqën dhe 2 mbetën të plagosur rëndë, pas rënies së një teleferiku në shpatin e një mali në veri të Italisë, thanë burimet lokale. Sipas të dhënave të fundit, të plagosurit janë 2 fëmijë të moshave 5 dhe 9 vjec. Njëri nga fëmijët u risoll në jetë pas një masazhi kardiak prej 6 minutash, ndërsa për tjetrin nuk jepen të dhëna të tjera. Aksidenti ndodhi në qytezën turistike Stresa, që shtrihet pranë Lago Maggiore, në rajonin e Piemontes. Pamjet e marra nga shërbimi zjarrfikës, tregojnë mbeturinat e kabinës së teleferikut, në një zonë të pyllëzuar, ku pjerrësia e terrenit e bën shumë të vështirë aksesin. Udhëtimi 20 minutësh me teleferik, lidhte Stresan me majën e malit Mottarone, në një lartësi prej 1500 metrash, nga ku turistët shijonin pamje spektakolare të Alpeve. Sipas burimeve, aksidenti ndodhi 300 metra nga maja e malit. Njëri nga kabllot u këput 100 metra nga shtylla e fundit, atje ku kabina ndodhet më larg nga toka. Që prej orës 12:30 forcat zjarrfikëse dhe ato të ndihmës së shpejtë, po punojnë për nxerrjen e trupave. Gjithashtu bëhet e ditur se një makinë zjarrfikëse u përmbys gjatë ngjitjes së malit, por nuk pati asnjë të lënduar.

Edicioni Informativ, 8 Nëntor 2026, Ora 00:00
08/11 09:48
Episodi i plotë- Goca dhe Gra, 7 nentor 2026
08/11 00:08
Protestë e tensionuar në Tiranë, përplasje trup më trup me policinë, ujë dhe gaz, turma shpërndahet!
07/11 21:24
Babai i Skënderbeut… E vërteta e madhe.
07/11 21:00
Edicioni Informativ, 7 Nëntor 2026, Ora 19:30
07/11 20:27
‘Më kishin bërë magji” vuajtjet e teologut Miron Çako dhe ëndrra e aktorit Anxhelo Shkreli
07/11 19:21
Bullizmi online në alarm! Të rinjtë rrëfejnë sulmet dhe përjetimet që nuk i kishin treguar kurrë
07/11 17:55
Nuk i ndjeni, por ju dëmtojnë zemrën! Kardiologu ngre alarmin -Hipokrati
07/11 16:40
Edicioni Informativ, 7 Nëntor 2026, Ora 15:00
07/11 15:41
A po na kontrollon informacioni? Konspiracionet, kriza e librit dhe pushteti përmes artit – Artkand
07/11 15:00
Edicioni Informativ, 7 Nëntor 2026, Ora 12:00
07/11 12:39
Edicioni Informativ, 7 Nëntor 2026, Ora 00:00
07/11 09:25
Live me Luizin – Episodi 5 – 6 nëntor 2026
06/11 21:30
Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
Edicioni Informativ, 6 Nëntor 2026, Ora 19:30
06/11 20:23
Blerimi ngre në ajër Erën, takimi më romantik i Për’puthen! Episodi i plotë, 6 nëntor 2026
06/11 19:30
Suedia rikthen shkrimin me dorë! Jo kompjuterave dhe mësimit në tablet!- Ftesë në 5, Pjesa 2
06/11 18:15
Edicioni Informativ, 6 Nëntor 2026, Ora 15:00
06/11 15:49
Trazohen ujërat në PS! Rama mbledh urgjent socialistët, kërcënimi Veliaj dhe lufta për pushtet!
06/11 15:25
Promo | “Big Brother VIP Albania”, së shpejti në Top Channel!
06/11 14:11