Shembja e një skele gjatë punimeve ka çuar në rënien dhe plagosjen e një 38-vjeçari. Aksidenti në punë ka ndodhur në bulevardin “Dyrrah” në Durrës, ku një skelë u shemb gjatë rikonstruksionit të një godine dhe duke lënë të plagosur një punëtor. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, rreth 38 vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.