Qeveria nuk e përkrah minimumin jetik të propozuar nga deputetët e Partisë Demokratike. Ministri i financave, Petrit Malaj e konsideroi të paplotë propozimin e demokratëve, që në Shqipëri të miratohej një minimum jetik në nivelin e 20 mijë lekëve. Nëse minimumi jetik do të pranohej si propozim ligjor, pensionistët dhe përfituesit e ndihmës Sociale dhe Ekonomike duhet të kishin të garantuara me ligj të ardhur mujore jo më pak se ky minimum.