Numri i martesave në Kosovë ka vazhduar trendin rënës edhe gjatë vitit 2025, sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Të dhënat e publikuara tregojnë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 15.582 kurorëzime, brenda dhe jashtë vendit, me 2.281 më pak se një vit më parë. Krahasuar me vitin 2024, numri i përgjithshëm i kurorëzimeve ka rënë me 12,8 për qind, duke reflektuar një ulje të konsiderueshme. Të dhënat e ASK-së tregojnë gjithashtu se grupmosha 25-29 vjeç vazhdon të dominojë për nga numri i martesave të regjistruara në Kosovë.