Ka rezultuar tragjik udhëtimi i disa pasagjerëve në turqi, pasi autobusi në të cilin ata ndodheshin ra në një humnerë. 3 viktima dhe 18 të plagosur është bilanci i aksidenti të regjistruar mëngjesin e të rënës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Beykoz, pranë Stambollit. Sipas mediave turke, autobusi u përplas me bordurën mbrojtëse të autostradës dhe ra nga 30 metra lartësi. Mes viktimave, autoritetet kanë konfirmuar se është edhe drejtuesi i autobusit. Shkaku i aksidentit, sipas hetuesve, është ngrica e krijuar në rrugë si pasojë e temperaturave ekstremisht të ulëta. Autoritetet konfirmojnë edhe se disa prej të plagosurve ndodhen aktualisht në spital, në gjendje kritike.