Top News – Bie nafta në bursat ndërkombëtare /Çmimi shkon në 93 dollarë për fuçi, shkak Kina e Irani
15/08/2022 16:50

Çmimi i naftës ra me më shumë se 4 dollarë për fuci të hënën për shkak të shqetësimeve që vijnë nga kina ku të dhënat ekonomike ishin zhgënjyese dhe ndezën frikën për recesion global. Nafta bruto brent, ra me 4.75 dollarë ose 4.84 për qind për të shkuar në 93.40 dollarë për fuci mesditën e të hënës. Po ashtu rënie shënuan edhe nafta bruto e Ëest Texas Intermediate. Banka qendrore e Kinës, importuesja më e madhe në botë e naftës bruto, ka reduktuar cmimet për të kthyer në jetë kërkesën pasi të dhënat treguan se ekonomia ishte ngadalësuar në mënyrë të papritur në korrik, me fabrikat dhe aktivitetet tregtare të rënduara nga politika e zero tolerancës për covidin dhe një krizë pronash. Prodhimi i rafinerive të vendit u reduktua në 12.53 milionë fuci në ditë, niveli më i ulët ky që nga marsi 2020. Banka qendrore ndërkohë reduktoi parashikimin e saj për produktin e brendshëm bruto të kinës për 2022 në 4 për qind, shifër kjo më e ulët nga parashikimi i mëparshëm prej 4.4 përqindësh, duke paralajmëruar se një rishikim tjetër negativ ishte i mundur. Ndërkohë, rol ka luajtur edhe cmimi i dollarit amerikan. Nafta zakonisht shitet me dollarë, ndaj një kartmonedhë amerikane e fortë e bën produktin më të kushtueshëm për mbajtësit e monedhave të tjera. Në këtë rënie cmimi ka ndikuar edhe Irani, për shkak të bisedimeve bërthamore që ishin në fokus të hënën. Furnizimet me naftë mund të rriten nëse irani dhe SHBA pranojnë ofertën e BE, e cila do të hiqtye sanksionet mbi eksportet iraniane të naftës.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07