Barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së enjtes. Lirimin e rrugës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Në një deklaratë për shtyp, Policia e Kosovës tha se “rruga e cila u bllokua më 27 dhjetor, në kilometrin e dytë brenda në Serbi, u lirua për qarkullim në orën 09.50 minuta të mëngjesit të së enjtes.