Ndërkohë që rritet numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, mbështetja për Presidentin Donald Trump është në rënie. Nga fundi i marsit, kur numri i viktimave ishte relativisht i vogël, opinioni publik për Presidentin Trump ishte thuajse i ndarë në mes, me 50.2% që e kundërshtonin udhëheqjen e tij dhe 46.3% që shprehnin përkrahje. Por që nga ajo kohë, është thelluar hendeku me rritjen e atyre që e kundërshtojnë qëndrimin e presidentit ndaj krizës së koronavirusit.