Interesi për marrjen e shtetësisë shqiptare gjatë vitit 2025 shënoi një tkurrje pasi sipas të dhënave të INSTAT, numri I personave që kanë përfituar pasaportën shqiptare zbriti në 495 gjatë këtij viti. Shifër kjo dukshëm më e ulët se ajo e vitit 2024, ku u regjistruan 919 raste. Numri më I madh I personave që kanë marrë pasaportën është ai shtetasve nga Kosova me 56.1% ndjekur nga turqit me 20% e më pas ata nga Maqedonia e Veriut dhe Italia. Ndërkohë nga ana tjetër sipas INSTAT 173 persona kanë zgjedhur ta lënë shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2025.