Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në aksesin në të dyja platformat e Meta-s, pasi mijëra njerëz në vende të ndryshme të botës kanë raportuar se llogaritë e tyre janë përkohësisht të padisponueshme. Ndërkohë, faqja që monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, Doëndetector, ka regjistruar mijëra raportime nga përdoruesit. Vetëm në Britaninë e Madhe janë raportuar mbi 5 mijë raste për Facebook dhe më shumë se 1 mijë për Instagram.