Inflacioni në eurozonë ra ndjeshëm në muajin qershor, duke u ndalur në 5.5 për qind në terma vjetorë. Në maj, shifra ishte 6.1 për qind. Kjo është ulja më e madhe prej muajsh në eurozonë, ndërsa ekspertët e lidhin me rritjen e normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane, që në mes të qershorit e çoi në 3.5 për qind, shifra më e lartë që prej viti 2001.