Top News/ Bie bujqësia e industria / Ndërtimi dhe administrata, udhëheqin rritjen ekonomike
09/07/2024 13:08

Në dekadën e fundit ekonomia shqiptare është orjentuar ndjeshëm drejt ndërtimit dhe administratës publike, të cilët janë zërat kryesore të rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto, teksa baza zhvillimore e ekonomisë: bujqësia dhe industria nxjerrëse kanë ndjekur trend rënës nga viti 2013 deri më sot. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 3,63 % në terma realë, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2023. Por tek kjo rritje ndikon kryesisht ndërtimi dhe administrata publike. Konkretisht ndërtimi është rritur me 1.19 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe Administrim publik, Arsimi, Shëndetësia është rritur me 0.92 për qind. Ndërkohë bujqësia ka pësuar rënie me 0.31 për qind dhe industria nxjerrëse, rënie me 0.15 për qind. Krahasimi i shifrave tregon se në tremujorin e parë të vitit 2013 bujqësia ishte në rritje me 2.1 për qind, Industria me 4.1 për qind dhe ndërtimi kishte përsuar rënie krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2012. Ndryshimi i peshës së sektorëve në ekonomi, jo gjithmonë përputhet me kërkesën e tregut. Censi i popullsisë dhe banesave për vitin 2023, tregoi se më shumë se 350 mijë banesa janë bosh. Të dhëna, që sugjerojnë rritje artificiale të sektorit të ndërtimit dhe të papërputhur me kërkesën e tregut. Ndërkohë rënia e shënuar në bujqësi dhe industri nxjerrëse, ndikon në krijimin e një bilanci tregtar negativ, pasi diferenca me fuqisë eksportuese të vendit dhe asaj importuese po thellohet.

Top Channel / Trump do ta shkarkojë zëdhënësen, Rekord “i zi” në zyrën për shtyp
16/10 23:29
Top Channel / Reagon Avokati i Popullit Shabani: Mbipopullim në komisariate
16/10 23:28
Top Channel / Molotov bashkisë së Shkodrës, Në Vlorë bashkia blindohet me mbrojtëse
16/10 23:26
Top Channel / Protesta, gurë dhe flakë për 10 orë, Përplasje në ditën e katërt në Tiranë
16/10 23:24
Top Channel/Protesta para Kryeministrisë,i riu ngjitet te hyrja e godinës me fëmijën e porsalindur
16/10 23:00
Top News- Luftë dhe paqe në Tiranë/ Policët e studentët shtrëngojnë duart pas përleshjeve
16/10 22:16
Top Channel/ Deputetët e PD-së në Spitalin e Traumës, studentët e dhunuar po marrin kujdes mjekësor
16/10 21:59
Top Channel/ “Jep dorëheqjen”, protestuesit thirrje policisë: Hiqni kapelet
16/10 21:42
Top Channel/ Blindohet Bashkia e Vlorës, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare
16/10 21:40
Top Channel/Bashkia e Shkodrës në flakë,godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar
16/10 21:38
Top Channel/ Përplasje te Kryeministria,gurë drejt policisë,piper dhe gaz lotsjellës përgjigje bluve
16/10 21:35
Top Channel/ “Jep dorëheqjen”, protestuesit thirrje policisë: Hiqni kapelet
16/10 21:35
Top News- Protestuesit hedhin Klevis Balliun në Lanë, kalon në anën tjetër për të shpëtuar
16/10 21:24
Top Channel/ Plagos rëndë gruan me çekiç, arrestohet 73-vjeçari në Vaun e Dejës
16/10 21:15
Top News- Paqe pas shumë orësh “luftë”, policë e protestues i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin
16/10 21:13
Top News- “Kape se iku”, protestuesit vrap në rrugica për t’i shpëtuar shoqërimeve të policisë
16/10 20:53
Top Channel/ “Paqe” mes protestuesve dhe policisë, tubuesit i shpërndajnë ujë bluve
16/10 20:45
Top Channel/ “Nuk duam ta shkatërrojmë Tiranën”, të rinjtë debatojnë me policinë: Na arrestoni
16/10 20:43
Top Channel/ Protestuesi bën gjestin emocionues dhe fisnik, i jep ujë policisë
16/10 20:38
Top Channel/ Protesta e katërt e dhunshme, Forcat Operacionale patrullim në Tiranë
16/10 20:36