Në shtetin e Rio Grande do Sul, në Brazilin jugor, banorët janë mahnitur nga një dëborë e pazakontë që ra gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes me temperaturat në zonë që ranë në -5 gradë celcius. Kjo ndodh pasi kjo pjesë e Brazilit është në mesin e dimrit ndërkohë që pjesa tjetër e botës po përvëlohet nga i nxehti.