Top News – ‘Bie’ armëpushimi, Izraeli sulme në Liban / Godet Hezbollahun 2 muaj pas marrëveshjes
31/01/2025 12:20

Ushtria izraelite tha të premten se ka sulmuar “disa” shënjestra të Hezbollahut në Luginën Beka të Libanit, dy muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit me grupin libanez, me të cilin zhvilloi luftime vitin e kaluar. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. “Caqet që u sulmuan përfshijnë një ndërtesë të Hezbollahut që ka infrastrukturë nëntokësore e cila përdoret për të zhvilluar dhe prodhuar armatim dhe infrastruktura të tjera terroriste në kufirin Siri-Liban që përdoren nga Hezbollahu për të kontrabanduar armë në Liban”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate. Në njoftim u tha se sulmet e kryera gjatë natës shënjestruan caqet “që paraqisnin rrezik” për Izraelin dhe trupat izraelite. Një ditë më herët, ushtria izraelite tha se kishte rrëzuar një dron vëzhgues të Hezbollahut i cili po i afrohej territorit izraelit. Sipas ushtrisë, kjo paraqet “shkelje të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit”. “Ushtria vazhdon të jetë e përkushtuar në armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit dhe nuk do të lejojë asnjë aktivitet terrorist të këtij lloji”, tha Izraeli. Ushtria izraelite nuk ka respektuar afatin e tërheqjes së plotë nga Libani që ishte deri më 26 janar. Tani, afati për tërheqjen e ushtrisë izraelite është 18 shkurti.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36