Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen janë takuar në Shtëpinë e Bardhë ku kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. E presidentja e KE-së tha në një konferencë për media se është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë. “Nuk është e lehtë dhe ende ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por e rëndësishme është se po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët”, ka thënë Von der Leyen.