Top News – Biden ‘surprizon’ shefat e teknologjisë / ‘Ndërhyn’ në mbledhje, kërkon mbrojtje nga AI
05/05/2023 11:27

“Ajo që ju po bëni ka potencial të jashtëzakonshëm dhe rrezik të jashtëzakonshëm”, i tha presidenti amerikan Joe Biden, shefave të Inteligjencës artificiale pasi ai u shfaq papritur në një takim me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe drejtuesit e katër kompanive amerikane që janë në frontin e parë të inovacioneve të Inteligjencës Artificiale.Unë shpresoj që ju të mund të na informoni për cka ju mendoni se është më e nevojshme për të mbrojtur shoqërinë dhe avancimin – i tha Biden shefave të teknologjisë. Këta të fundit u thirrën në Shtëpinë e Bardhë dhe u këshilluan që ta mbrojnë publikun nga rreziqet e inteligjencës artificiale. Sundar Pichai nga Google, Satya Nadella nga Microsoft dhe Sam Altmann nga OpenAI e kanë “detyrë morale” , sipas Shtëpisë së Bardhë, ta mbrojnë shoqërinë. Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard, të vëna në funksion së fundmi, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut. Ato u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda pak sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz. Drejtuesve të teknologjisë, të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë, iu tha se u takon atyre “të garantojnë sigurinë e produkteve të tyre” Ata, po ashtu, janë paralajmëruar se administrata e presidentit Joe Biden është e hapur ndaj rregulloreve dhe legjislacionit të ri për të mbuluar inteligjencën artificiale. Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, tha pas takimit se teknologjia e re mund të përbëjë rrezik për sigurinë, privatësinë dhe të drejtat civile, ndonëse, sipas saj, ka potencial edhe për ta përmirësuar jetën. Sektori privat ka “përgjegjësi etike, morale dhe ligjore për ta garantuar sigurinë e produkteve të tij”, tha ajo.

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB