Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dërgojnë në Ukrainë sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi të cilat mund të arrijnë të godasin Rusinë. Lajmi u konfirmua nga presidenti Joe Biden, pasi Moska paralajmëroi se nëse do të sulmohej me armë amerikane, tensionet do të përshkallëzoheshin drejt një konflikti më të gjerë. Mediat raportuan javën e kaluar se administrata Biden po shqyrtonte mundësinë për të dërguar në Kiev sisteme sisteme raketore me rreze të gjerë veprimi, por tashmë këto zëra morën një përgjigje përfundimtare.